Patenta 85 mijë lekë, qytetarët në Elbasan nxitojnë të përfitojnë nga tarifa aktuale

Vendimi për dyfishimin e çmimit të patentës ka bërë që qytetarët të nxitojnë të regjitrohen në kurse për të përfituar nga çmimi aktual.

Rradhë të gjata janë krijuar në poliklinikën e qytetit të Elbasanit për t’u pajisur me dokumentacionin e nevojshëm.

“Kam për vajzën për patentë,se thonë do ngrihen cmimet muajin tjetër,do shkojë dyfish. Po nxitojmë për cmim po cmimi prapë aty do vejë sic e kanë llogaritur ata. Goca ime është në punë merr 300 mijë  lekë në muaj merr 350 mijë leke,cfarë do përballojë jo patenta jo kursi”, thotë një qytetar.

“Shumë e padrejtë, nuk i kemi të gjithë mundësitë të paguajmë 800 mijë lekë kur jemi me rrogë 300 mijë lekë. I bie të punoj dy muaj për patentën”, u shpreh një qytetare.

Ndërkohë, këtë të mërkurë Autoriteti i Konkurencës ka nisur një hetim për marrëveshjen e arritur midis përfaqesuesëve të autoshkollave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.