Pas vaksinimit, humb jetën i riu nga Elbasani, postimi rrënqethës i nënës së tij na prek të gjithëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, një 32-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Mësohet se Erind Shuteriqi ka ndërruar jetë, familjarët kanë thënë se i afërmi i tyre ka pësuar atak kardiak. Shuteriqi ishte vaksinuar dje me vaksinën “Pfizer”, që të mbrohej nga Covid. Nuk është kryer ende ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar saktë shkaqet e vdekjes. I riu nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Vetë mamaja e 32 vjeçarit ka shkruar një postim rrëqethës në FB për humbjen e djalit të saj.

Postimi:

Erind shpirt, zemra e mamit kjo qe na ndodhi ishte shokuese!

Cfare te kujtoj me pare mami

buzeqeshjen, miresine, embelsine, dashurine qe na dhuroje cdo dite!

Na e kepute koken bir por ti do jesh gjithmone brenda nesh dhe me ne gjithmone NE TE TRE!!!

Do te te duam gjithmone zemra jone!!!

Elbasani Plus i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve