Një tjetër rast pozitiv është konfirmuar me covid-19 në Belsh, duke e çuar në 3 numrin e rasteve në zonë. Kujtojmë se dje një punonjës i policisë së Elbasanit ka rezultuar pozitiv me covid 19 duke rikthyer panikun e infektimeve masive për shkak të virusit në institucionet publike. Ende nuk ka një përgjigje të saktë Drejtoria e Shëndetit Publik të Elbasanit se si do të veprohet në rastin e këtij punonjësi policie, pra do të ketë ose jo vendosje të komisariatit në karantinë pasi rasti në fjalë është referuar si rast i kryeqytetit përderisa punonjësi i policisë është banues në Tiranë, por punonjës në Elbasan.
Ndërkohë që Instituti i Shëndetit Publik do të vendosë për zbatimin e protokollit në lidhje me komisariatin e Elbasanit, rasti i dytë i identifikuar me Covid 19 është ai I jurists se universitetit Aleksander Xhuvani.
Ndërkohë pritet që më vonë të konfirmohen dhe rastet e reja në 24 orët e fundit.