Pas nisjes së bashkëjetesës, Aleksia Peleshi i dedikon një tatuazh Romeo Veshajt (FOTO)

Aleksia Peleshi dhe Romeo Veshaj, janë përfolur në media për një lidhje. Pas ndarjes nga Jonida Maliqi, duket se Romeo ka gjetur sërish romancën tek vajza e Niko Peleshit. Disa muaj më parë, “iconstyle.al” ka mësuar nga disa burime se lidhja e dyshes ka avancuar aq shumë, sa ata kanë nisur edhe të jetojnë bashkë në një shtëpi. Raporti mes tyre duket shumë i fortë dhe ata kanë menduar që ta jetojnë këtë lidhje në privatësi të plotë.

Ndërkaq në një pamje që Aleksia ka ndarë në “Instagram Story” është vënë re një tatuazh mjaft domethënës për romancën në fjalë. Tatuazhi i saj ka shkronjën “R” dhe me siguri i dedikohet partnerit të zemrës, Romeos. Të paktën kështu mendojnë edhe fansat e çiftit.