Pas komplikacioneve nga COVID-in u dërgua në Turqi, deputeti nga Gramshi fiton betejën me koronavirusin

Deputeti Enver Roshi ka fituar betejën me COVID-in! Ka qenë ai vetë që ka dhënë lajmin nga Turqia, ku kishte shkuar për një kurim më të specializuar, teksa ka falenderuar të gjithë për mbështetjen. “Nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për kujdesin dhe trajtimin mjekësor, ndjehem shumë i emocionuar. Qenia mjek dhe profesor në fakultetin e mjekësisë por njëkohësisht dhe në politikë më bën ta shoh më gjerë jetën tashmë jo vetëm si njeri i thjeshtë por edhe si mjek. Unë pata fatin që të shpëtoj nga Covid në spitalin tuaj, nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për cilësinë e trajtimit”, shprehet Roshi.

Enver Roshi u infektua me COVID-19 më 28 korrik dhe disa ditë më pas ai u shtrua në spitalin COVID 2 “Shfeqet Ndroqi” pas problemeve që i shkaktoi virusi, ku po trajtohej me oksigjen. Në fund të korrikut, u dërgua në Turqi pasi kishte komplikacione me mushkëritë.