Ermal Mamaqi do të vijë së shpejti me një serial, që siç zbuloi dje, do të mbajë titullin “H.O.T”. Pas Jonida Vokshit, Ermali ka zbuluar sot se aktorja tjetër protagoniste do të jetë Klea Huta. “Ju prezantoj me një nga yjet e serialit “H.O.T”, shkruan Ermali duke njoftuar se seriali do të jepet në ekran në vjeshtë.
Deri më tani dihet dhe se seriali është prodhim i përbashkët i producentëve Ermal Mamaqi dhe Dritan Huqi, me autore Klaudia Brahimaj dhe Bjordi Mezini dhe protagonistë Jonida Vokshi, Klea Huta dhe Ermal Mamaqi. Te tjerë emra të mëdhenj të kinematografisë shqiptare janë bërë pjesë e kastit dhe do të zbulohen së shpejti.