Pas infektimit me koronavirus përkeqësohet shëndeti i Silvio Berlusconit, shtrohet në spital

Dy ditë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është shtruar në spitalin San Raffaele në Milano. Ish-kryeministri 83-vjeçar nuk është në kujdes intensiv, por ka pasur vështirësi në frymëmarrje. Senatori i Forza Italia, Licia Ronzulli, i tha Agorà Rai , në Rai3: Berlusconi kaloi natën në spital, ai u shtrua në spital mbrëmjen e djeshme. Berlusconi është mirë, ai e kaloi natën mirë.

Forza Italia ka njoftuar se kushtet aktuale nuk shkaktojnë shqetësim.