Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Bora Zemani ka ndarë me ndjekësit një lajm që e ka mërzitur tej mase. Ajo ka humbur macen e saj, të cilën e kishte që prej 18 vitesh. Bora e konsideronte pjesë të familjes, si pjesëtarin më të vogël dhe më të përkëdhelur.
“Isha fëmija më i lumtur në botë kur morëm mace në shtëpinë tonë. Dhe sot pas 18 vitesh që jetoi me ne, Kiti u largua përgjithmonë! Ishte pjesë e familjes si pjesëtari më i vockël, më i përkëdhelur, më mistrec, por një dashuri e vërtetë. E deshëm shumë, fëmijëria ime ishte edhe më e bukur me të”, – ka shkruar ajo.