Pas 11 viteve pritet rritja e çmimit të ujit në Elbasan.

Shumë shpejt qytetarët Elbasanas do të përballen me rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Mes zërave që që kanë pësuar rritje të çmimeve do të jetë dhe fatura e ujit.

Pas një takimi konsultativ të zhvilluar pak ditë më parë ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve ne Elbasan i ka bërë kërkesë ERRU të rrisë me të paktën 4 lekë cmimin e metër katrorë të ujit për konsumatorët dhe 25 lekë për biznesin.

Zv administratori Juljan Dervishi thotë se rritja e cmimit të ujit nuk synon të prekë xhepat e qytetarëve, por të mbulojë kostot operative të ndërmarrjes.

Edhe pse rritja e faturës së ujit në Elbasan nuk do ta kalojë 10 përqind të vlerës aktuale qytetarët thonë se është e padrejtë dhe një kosto që do të rëndojë xhepat e tyre. Më të indinjuar shprehen pensionistët të cilët thonë se me pensionet që marrin e kanë të vështirë të përballojnë jetesën.

Hera e fundit që cmimi i ujit të pijshëm u rrit në Elbasan ka qënë 11 vite më parë.