Partia Socialiste Elbasan hap këtë të mërkurë fushatën për zgjedhjet e 14 Majit. “Kurrë më pas, Vetëm Përpara” do të jetë slogani i kandidatit socialistë, z. Gledian Llatja.
Pasditen e së mërkurës, në orën 17:00, Partia Socialiste Elbasan do të hapë fushatën pranë ambienteve të ‘Skampinit’ për zgjedhjet lokale të 14 majit, ku kandidati i saj dhe do të shpalos programin për një mandat të ri katërvjeçar.
Ndryshe nga fushatat e tjera, më herët vetë kryeministri Rama ka deklaruar se selia rozë këtë vit do të ketë një fushatë ndryshe, ku në fokus të saj do të jetë edhe mbjellja e pemëve.
Për këtë, edhe starti i fushatës në Elbasan nuk do të jetë një hapje tradicionale, pasi nuk do të ketë masivitet.
Në hapjen e fushatës do të jenë të pranishëm edhe drejtuesi politik i PS për Qarkun, deputët dhe kandidatë për Këshillin Bashkiak.