Parkimi “dysh”/Vjen makina inteligjente në Elbasan, identifikon shkelësit.

Policia rrugore e Elbasanit ka nisur patrullimet me makinën inteligjente në të gjithë qytetin për të identifikuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.
Dhjetëra masa administrative janë marrë ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët parkojnë makinat e tyre në korsinë e lëvizjes së mjeteve duke u bërë pengesë për qarkullimin.
Aksioni është shtrirë në të gjithë qytetin dhe do të vijojë edhe në ditët në vijim për të bërë të mundur sensibilizimin e drejtuesve të mjeteve, por edhe kalimtarëve për një lëvizje normale dhe të sigurt në rrugë.


Policia Rrugore edhe një herë ka kërkuar bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, për të mos krijuar kaos në trafik, sidomos në këto ditë festash kur edhe lëvizjet janë të shtuara.
Më herët në n jë deklaratë për media shefi i Shërbimit të Qarkullimit Rrugor në Policinë e Elbasanit, Kryekomisar Valentin Florini sqaroi qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve mbi ndryshimet në lëvizje në disa akse rrugore, vënien e semaforëve në funksion dhe gatishmërinë e Policisë Rrugore për të menaxhuar trafikun dhe çdo situatë të mundshme. Ai kërkoi ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve për respektimin e rregullave të qarkullimit.