Monday , January 30 2023

Parashkollori ” Ali Agjah”, aktivitet patriotik për festat e Nëntorit

Atmosfera e Festave të Nëntorit jehoi në çdo ambient shkolle e kopshti përmes emocioneve që sjellin fëmijët me rastin e këtyre festave. Festat e Nëntorit përcillen me shumë emocion të madh duke organizuar interpretime të ndryshme, aktivitete, projekte etj.

Flamuri kuqezi dominoi veshjet dhe zemrat e fëmijëve të parashkollorit ” Ali Agjah” në këtë fund Nëntori. Kremtimi i Pavarësisë së vendit tonë është kthyer në një traditë festimi me ngjyrat tona kombëtare kuqezi në të gjitha kopshtet e shkollat ku edukohen dhe mësojnë fëmijë.

Advertisement