Një ngjarje kriminale është parandaluar në qytetin e Elbasanit.
Një person i armatosur me kallashnikov dhe fishekë në fole gati për qitje është pikasur nga efektivët.
Ai ndodhej në afërsi të zonës së quajtur ish Sporti i Vjetër dhe policia është vendosur në ndjekje të tij.
Sapo ka parë policinë, ai ka hedhur armën që është sekuestruar nga blutë e Elbasanit.
Ndërsa ky shtetas, i cili është identifikuar, është shpallur në kërkim nga policia.