Parakalimi i gabuar/Makinat përplasen “kokë më kokë” në Elbasan

Një aksident i rëndë është shënuar në afërsi të fshatit Papërr të Elbasanit. Burime për ABC raportojnë se nga ky aksident janë plagosur 3 persona

Në këtë aksident janë përfshirë dy makina të cilat janë përplasur me njëra tjetrën “kokë më kokë”. Shkak i këtij aksidenti dyshohet se është bërë parakalimi i gabuar dhe lagështia në rrugë.

Aksidenti është shënuar në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku 3 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.