Friday , May 16 2025

Paqja fiskale/Rama në Elbasan: Tatim-fitimin e kemi vendosur 15%, s’do e lëvizim

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Elbasan ku po mban takime me biznesin me temë “Paqja fiskale”. Kryeministri i kushtoi rëndësi kësaj çështje pasi sipas tij, kjo synon mbështetjen e biznesit të vogël dhe nxitjen e formalizimit të ekonomisë.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë prezantimit të planit të paqes fiskale se tatimfitimi prej 15% ndaj kompanive do të mbetet i pandryshuar. Ai shtoi se nuk synon rritjen e të ardhurave duke ushtruar presion mbi sipërmarrjen, pasi kjo mund të sjellë dëm të madh.

“Duke qenë se jemi të vetëdijshëm se ka gjëra që nuk shkojnë, në aspektin e kuadrit fiskal s’kemi ndryshime për të  bërë. që në krye të herës e rrëzuam taksën e sheshtë për të gjithë se nëse do ta mbanim, të cilët e predikojnë si zgjidhje magjike s’do të kishim sot 93% e atyre që janë rrogëtarë në shtet apo privat që paguajnë më pak se 10%.  Godiste 10% godiste më të vegjlit. Ne e kthyem në progresive që të vegjlit të mos paguajnë njësoj si të mëdhenjtë dhe kjo ka sjellë çdo vit, iu kemi kursyer më të vegjëlve, pra rrogëtarëve me pagë mesatare 140 mln euro. Një shumë jo e vogël për shtetin shqiptar. 1.4 mld janë shumë dhe ia kemi lënë arkës së fitimeve”, tha ai.

Më tej, Rama tha se ka ende mundësi të pashfrytëzuara për të rritur të ardhurat për shtetin, por shtoi se në aspektin e administratës, ende ekzistojnë disa të meta dhe boshllëqe që duhet të adresohen.

Ndërkohë që tatim fitimin e kemi lënë 15% por s’do ta presim. Në aspektin e administrimit kemi të meta, boshllëqe që janë tonat, po kemi edhe hapësirë të pashkelur për të rritur të ardhurat për shtetin. Ne nuk duam të synojmë rritjen e të ardhurave duke ushtruar presion mbi sipërmarrjen, dhe dukë bërë më shumë dëm se sa mirë”, tha Rama.