Sunday , November 27 2022

Paolo Kampula, djaloshi i talentuar librazhdas që jeton në Amerikë ëndërron Kombëtaren

Një 16 vjeçar nga Librazhdi po mundohet të bëjë historinë në futbollin amerikan, aty ku po jeton së bashku me familjen e tij. Bëhet fjalë për djaloshin Paolo Kampula, një lojtar polivalent në qendër të mbrojtjes, teksa luan si në qendër edhe në krah të majtë të saj.

Me një fizik për t’u pasur zili për moshën e tij, 180 cm i gjatë dhe 68 kg, Kumbulla premton shumë për të ardhmen. Fillimisht nga vitet 2014-2018 ka qenë pjesë e Akademisë Philadelphia Union Academy, ndërsa tani luan për FC Delco, i cili militon në kampionatin më të fortë të Amerikës. Dëshira e djaloshit librazhdas është që t’i jepet mundësia të provohet në Kombëtare dhe shpreson tek një grumbullim që përfaqësuesja jonë të bëjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu siç bën edhe në Europë dhe të shohë disa prej lojtarëve shqiptarë që luajnë në këtë shtet.

Në vitin 2008 prindërit e Paolos fituan lotarinë Amerikane dhe vendosën përfundimisht të shkonin në këtë shtet, një zgjedhje jo shumë e lehtë, për shkak se në Shqipëri kanë lënë gjithçka kishin.

AŔMËT E FORTA – Paolo Kampula shihet nga specialistët në Amerikë si një nga talentet më premtues të brezit të tij, kjo edhe për faktin se ka disa armë të forta, që rrallë i gjen tek bashkëmoshatarët e tij. Përpos faktit që është i fortë fizikisht, Kumbulla shihet si një lojtar i fortë në mbrotjen një kundër një me kundërshtarin, pa llogaritur duelet ajrore që thuajse del gjithnjë fitues, kjo edhe për shkak të fizikut të tij të admirueshëm. Saktësia në topat e gjatë, si edhe realizmi në goditjet e dënimit, janë cilësi që e bëjnë Paolo Kampulën një futbollist me të ardhme dhe e kompletojnë atë si lojtar.

IDHULLI – Si të gjithë shqiptarët edhe për Paolon, idhull është një shqiptar, ku bëhet fjalë për ish kapitenin e kuqezinjve, Lorik Cana. Gjithashtu, i pëlqen edhe futbollisti i Milanit, Theo Hernandez. Mbështetja e tij më e madhe është familja, e cila e ka ndjekur në çdo hap, sidmos babai, i cili njihet edhe si një adhurues i madh i futbollit dhe e ka shtyrë Paolon që të vazhdojë këtë rrugë të bukur. Ëndrra e tij është që një ditë të bëhet futbollist profesionist dhe për këtë po privohet edhe nga dëshirat e adoleshentëve të sotëm, duke mbajtur një regjim të rreptë. Një yll i ri ka lindur në futbollin shqiptar, ndaj shpresohet që një ditë Kombëtarja ta ketë në fokusin e vet këtë lojtar.

Advertisement