Në prag të Ditës së Verës duket se vetëm natyra po bëhet gati në Elbasan. Për të dytin vit me radhë pandemia pezullon çdo festim apo organizim me rastin e Ditës së Verës dhe dëmet më së shumti ndihen në bizneset e pastiçerisë. Në një vit të zakonshëm një pastiçeri në Elbasan prodhonte më shumë se 6 mijë ballokume në 10 ditët e para të marsit, tashmë shitjet janë të papërfillshme.
Bizneset përpiqen të mbajnë aktivitetet hapur ndërsa kanë shkurtuar stafin për të përballuar pasojat.