Është folur shumë se vaksina e tuberkulozit mund të ndikojë në mbrojtjen ndaj Covid-19. Madje, kjo është mbështetur edhe nga ekspertë të ndryshëm. Për herë të parë, për këtë ka folur edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka thënë se deri tani nuk ka asnjë provë që vaksina e tuberkulozit të mbrojë nga Covid-19.
Kjo është e shkruar në një dokument të OBSH-së, ku theksohet se aktualisht janë duke u kryer dy studime lidhur me këtë dhe kur rezultatet të jenë gati, OBSH-ja thotë se do t’i bëjë publike.
“Në mungesë të provave shkencore, kjo vaksinë nuk rekomandohet për të parandaluar Covid-19”, thotë OBSH-ja. Vaksina e tuberkulozit është aplikuar në Shqipëri dhe në disa vende të tjera të botës, ku pjesa më e madhe kanë shifra relativisht të ulëta në lidhje me koŕonavirusin, ndërsa nuk aplikohet nga shtetet kryesore evropiane, apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./A2