Ministri i Shëndetësisë në Itali Roberto Speranza njofton se i ka dhënë “OK” “shpërndarjes së jashtëzakonshme të antitrupave monoklonalë” teksa sot mbërrijnë edhe 250 mijë dozat e para të AstraZeneca-s. “Mbi bazën e indikacioneve të Agjencisë Italiane të Barnave dhe mendimit të Këshillit të Lartë të Shëndetit, unë sapo kam nënshkruar dekretin që autorizon shpërndarjen e jashtëzakonshme të antitrupave monoklonalë, Pra, ne kemi së bashku me vaksinat, një shans më shumë për të luftuar Covid”, deklaroi ministri italian.
250 mijë dozat e para të AstraZeneca do të shpërndahen në të gjitha rajonet për të filluar fushatën e vaksinimit për nën 55 vjeç.
Kujtojmë se antitrupat monoklonalë u përdorën në terapinë anti-COVID për ish-presidentin e SHBA Donald Trump dhe ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconi.