Paketa antishpifje, Balla: Në një linjë me standardet ndërkombëtare

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se ligji antishpifje për mediat është në një linjë me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e OSBE-së.

Përmes një postimi në Twitter numri dy i PS, Taulant Balla thekson se nesër ky projekt-ligj do të mbështetet me votë në Kuvend, ndërsa shton se më pas do të ketë zbatim dhe monitorim.
Postimi i Taulant Ballës:
E qartë si drita? Dokumenti integral http://parlament.al/News/Index/9800do… është në një linjë me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet tona në kuadër të OSBE. Faleminderit të gjithëve që kontribuan! Nesër mbështetja me votë në Kuvend dhe më pas zbatimi & monitorim @OSCE_RFoM @EU_Commission