Kanë mjaftuar pak minuta shi për të përmbytur qytetin e Librazhdit. Reshjet sapo kanë filluar, ndërkohë që qendra e qytetit është bllokuar. Rrugët janë mbuluar nga uji, duke bllokuar kështu akset kryesore që lidhin Elbasanin më Librazhdin dhe Përrenjasin si dhe komunikimin më aksin Kryesor të rrugës kombëtare.
Ndërkohë, bëhet me dije se janë ndërprerë edhe punimet në asfaltimin e rrugës në qytet dhe unazë. Gjithashtu është bllokuar dhe një pjesë e terminalit të autobusëve ndërqytetas. Pusetat nuk përballojnë prurje e shumta të reshjeve, duke bërë që uji të depërtojë në sipërfaqe.