Pagoi mbi gjysmë milion $ për shtëpinë e ëndrrave, gruaja bëhet padashje pronare e 84 pronave të tjera. Si ndodhi?

Një gruaje që pagoi 594,481 dollarë për shtëpinë e ëndrrave, i është thënë se 84 prona tjera në vlerë prej 50 milionë dollarë figurojnë si pronë e saj, për shkak të një gabimi administrativ që ishte bërë në formë të “copy-paste”.

Pronarja e shtëpisë, padashje e saj u bë pronare e një lagje të tërë me 84 shtëpi, pasi një gabim “copy-paste” ia barti gabimisht këto prona që kapin vlerën e 50 milionë dollarëve.

Ajo kishte shpenzuar 594,481 dollarë për shtëpinë e ëndrrave, por ndërsa plotësoi formularët për bartjen e pronave, ishte bërë një gabim ku figuronte se ajo ka edhe 84 prona tjerë që janë në emër të saj.

Asaj madje i janë treguar dokumentet që tregonin se pronat janë në emër të saj.

Por pas analizimit të dhënave, doli se bëhej fjalë për një gabim administrativ dhe se gruaja nga Nevada ka vetëm një pronë për të cilën edhe pranoi se i kishte dhënë paratë. /Express/