PAA e Elbasanit me synime ambicioze për këshillin e ri bashkiak

Në zgjedhjet  vendore të 14 Majit 2023 ,dega e Partisë Agrare Ambientaliste  e Bashkisë së Elbasanit  ka hartuar një listë me emra me peshë në jetën publike të cilët me mbështetjen dhe popullaritetin që gëzojnë mund të sigurojnë vota mjaftueshëm për të siguruar pjesmarrjen në këshillin e ri bashkiak të Elbasanit.

Në listën e dërguar në KQZ nga PAA e Elbasanit spikasin emra të njohur nga fusha e Biznesit,Mjekësisë , Shkencës, Sportit etj si Besmir Lika, Klajdi Dyrmishi , Florenca Biti,Gentian Shehi ,Nezir Gjoni. Në këtë listë rreth 90% janë të grup moshësh 18-30 vjeç.

Synimi i PAA për tu përfaqësuar në të gjithë këshillat bashkiakë që do dalin nga zgjedhjet e 14 Majit ishte shprehur shpesh nga kreu i kësaj force politike të majtë të themeluar që në vitin 1991 dhe pritet të jetë realitet në fund të kësaj gare ku PAA konkuron e vetme jashtë çdo koalicioni duke testuar pas shumë vitesh peshën e saj reale elektorale.

Në Bashkinë e Elbasanit, PAA synon të fitojë minimumi 2-3 këshilltarë dhe ka si ambicie të shndërrohet në  një zë të fuqishëm në këshillin e ri bashkiak të Elbasanit duke kontribuar  në rikthimin e dinjitetit të humbur të këtij organi  vendim-marrës e politik-bërës.