Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Elbasanit mbrëmjen e 17 gushtit, pasi në qendër të qytetit u vŗa 33-vjeçari Madrit Ulqinaku, i cili u qëllua me pisťoletë nga 18-vjeçari Horgito Peqini. Burime për Abc bëjnë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur në një kohë që patrulla e policisë ka qenë në një distancë mjaft të shkurtër nga vendi ku ndodhi ngjarja.
Lidhur me ngjarjen policia ka arŗestuar Horgito Peqinin 18-vjeç, Klaudian Sallufin 33-vjeç dhe 18-vjeçarin Ejden Dino, dy të fundit akuzohen si bashkëpunëtorë në kŗim.
Pas ngjarjes i aŗrestuari i parë Ejden Dino ka deklaruar në polici, se para se të ndodhte vŗasja ai, Horgito Peqini dhe Klaudin Sallufi kanë qenë duke konsumuar birra dhe lëndë naŗkotike, ndërsa kur janë larguar nga banesa Dino ka marrë në çantë një thikë ndërsa Peqini pistoletën, me të cilën kreu dhe kŗimin.
Në dëshminë e 18-vjeçarit Dino thuhet se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje banale mes Madrit Ulqinakut dhe Klaudian Sallufit, pasi ky i fundit e akuzoi se e kishte bërë pis.
Pas këtij momenti është afruar Peqini i cili ka nxjerrë pisťoletën dhe ka qëlluar mbi Ulqinakun duke e lënë të vďekur. Ndërkohë policia është duke hetuar në një tjetër pistë, pasi dyshohet se kŗimi mund të ketë ndodhur pas prishjes së pazareve të dŗogës mes të rinjve.
Ndërkohë burime për Abc bëjnë me dije se pas aŗrestimit të Horgito Ulqinakut policëve të Drejtorisë së Elbasanit ju është kthyer e drejta për të marrë lejen e zakonshme.
Sipas të njëjtave burime një ditë pas ngjarjes vetë Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit me anë të një urdhëri të lëshuar gojarisht ka deklaruar se pa u mbyllur ngjarja, dhe pa u aŗrestuar autori i kŗimit të 17 gushtit, asnjë efektiv policie nuk do të merrte lejen e zakonshme.