Organizonin baste sportive me anë të celularëve, arrestohen dy persona në Cerrik.

Dy persona janë arrestuar në Cerrik pasi janë kapur në flagrancë duke organizuar baste sportive me anë të celularit. Sipas njoftimit të policisë bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për 2 shtetas që organizonin baste sportive me anë të celularëve, kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan

✅Vinin baste sportive me anë të celularëve, vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për 2 shtetas që organizonin baste sportive me anë të celularëve, kanë organizuar punën për kapjen e tyre. Si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-O. O., 25 vjeç dhe R. S., 56 vjeç, të dy banues në Cërrik, pasi në celularët e tyre u gjetën të hapura faqe për vënien e basteve sportive. 2 celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.