Sunday , December 4 2022

Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” Konferenca e VI Ndërkombëtare Infermierore

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Departamenti i Infermieristikës, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, organizoi në kuadër të Muajit të Infermierit “KNIS 2022-KONFERENCËN E VI NDËRKOMBËTARE INFERMIERORE NË SPECIALITETE” në bashkëpunim me Qendrën Kërkimore Shkencore e Shëndetit Publik, Fakulteti i Shëndetit, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”; Departamentin e Infermierisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”; Urdhrin e Infermierit të Shqipërisë; Universitetin e L’Aquila-s dhe Universitetin e Barit “Aldo Moro”, Itali,” në datat 19-20 maj 2022, që përkon me Muajin e Infermierit.

Në këtë Konferencë morën pjesë me fjalën e tyre përshëndetëse Zëvendësministrja  e Shëndetësisë Vjollca Braho, Zëvendësministrja  e  Arsimit dhe Sportit  Albana Tole,  profesorët e nderuar nga Universiteti i L’Aquilas Maria Grazia Cifone, Maurizio Giuliani, Vittorio Calvisi, Mario Giannone dhe Profesorët nga Universiteti i Barit Gaetano Dammacco, Luigi Santacroce, Raffaele Palmirotta dhe Antonio Mazzocca, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore të Shqipërisë Dr. Skënder Brataj, Presidentja e Urdhrit të Infermierit Blerina Duka, anëtar i  Komisionit parlamentar të Shëndetësisë  Florenc Spaho dhe autoritete të tjera drejtuese të institucioneve shëndetësore. 

Profesionistë të shëndetësisë, kërkues, akademikë dhe studentë morën pjesë në këtë aktivitet me punimet e tyre shkencore për dy dite me radhë.  Ky aktivitet shkencor e arriti qëllimin e tij me disa bashkëpunime, duke krijuar një mjedis mjaft akiv me diskutime konstruktive dhe plot risi në shëndetësi.

Aktiviteti është i akredituar nga QKEV për profesionistët e shëndetësisë me 7.5 kredite për pjesëmarrësit pasivë dhe 15 kredite për lektorët.

Konferenca u organizua nën kujdesin e veçantë të Rektorit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Prof. dr.  Skender Topi.

Advertisement