Organizohet Ceremonia e Diplomimit të Doktorantëve në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Në një ceremoni solemne, të organizuar në sallën e Senatit Akademik të Universitetit të Elbasanit, u diplomua brezi i rradhës i Doktorantëve.

Në ceremoni, Rektori Prof.dr. Skender Topi, theksoi se ky moment është shumë u rëndësishëm qoftë për doktorantët por ashtu dhe për institucionin, pasi shënjon mbarimin e një rrugëtimi të gjatë drejtë dijes dhe kërkimit shkEncor.

Në vijim, tematikat e studentëve doktorantë.

• Doktoratë në “Albanologji” me profil në “Histori”

“Vallja dhe riti në terrenin etnokoreografik shqiptar” Artan  Ibërshimi

“Kongresi i Dibrës i vitit 1909” Besnik  Bajrami

“Kënga popullore qytetare e Elbasanit dhe vendi i saj në trashëgiminë tonë popullore” Kastriot  Tusha

“Lef Nosi në jetën politike shqiptare të viteve 1900-1924” Enkeleida  Nosi (Agaçi)

“Diplomacia shqiptare 1978-1991: Vetizolimi dhe shanset e humnbura” Etleva  Nita (Breshani)

“Figura e Dervish Bej Biçakut dhe kontributi i tij në historinë e Shqipërisë dhe të Elbasanit” Juliana  Hasekiu (Lloshi)

• Doktoratë në “Albanologji” me profil në “Gjuhësi”

“Anglicizmat, vendi dhe përdorimi i tyre në shqipen e shqiptarëve të Maqedonisë (së Veriut)” Majlinda  Ismaili – Mahmudi

“Lidhja kryefjalë-kallëzues-kundrinor në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze” Rilind  Mahmudi

“Terminologjia e urbanistikës në gjuhën shqipe (Fjalor i termave të urbanistikës shqip-frëngjisht-anglisht)” Eva  Papamihali

“Kuptimi përgjithësues kontekstor në gjuhën shqipe” Merita  Balliçi

“Tiparet dalluese të leksikut dhe stilit shprehës në tragjedinë “Makbeth”. Një vështrim krahasues midis tekstit origjinal të Shekspirit dhe tekstit të përkthyer nga Noli” Ornela  Çoku (Muça)

“Ligjërata politike dhe veçantitë e përvijimit të saj në gjuhën shqipe (këndvështrim pragmatik)” Ardita  Dylgjeri

“Mbi kategorinë e kohës dhe mënyrës në foljet e gjuhës shqipe dhe gjermane” Edesa  Paheshti (Hamza)

“Shprehja gjuhësore e marrëdhënieve shkakore në gjuhën shqipe dhe angleze” Fabiana  Velencia

“Vështrim mbi gjuhën e sotme të politikës (funksionet dhe veçantitë leksiko-gramatikore)” Lediona  Lumi