Orë e re policore? Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve…

Kryeministri Edi Rama i pranishëm gjatë procesit të vaksinimit të mësuesve në Durrës me vaksinën e AstraZeneca, ka thënë se Shqipëria do të mbështet në përfundimet e OBSH dhe EMA për sa i përket ndalimit apo jo të kësaj vaksine.Në një kohë ku shumë shtete evropiane kanë pezulluar vaksinimin për shkak se ka dyshime se injeksioni sjell mpiksje të gjakut, kryeministri Edi Rama është shprehur se sot kishte një bisedë me autoritet në Londër, lidhur me këtë situatë.

Sipas Ramës në Britaninë e Madhe po kryhen milion vaksinime dhe nuk ka pasur probleme.Ndërkohë ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka konfirmuar se sonte do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për të vlerësuar situatën.

Rama: Nuk kanë asnjë faj njerëzit që të shqetësohen nga lloj lloj lajmesh. Lëvizje që mund të kenë shumë arsye dhe kjo është luftë e madhe për jetën por edhe luftë e madhe tregtare. Nuk e kanë ndërprerë, Polonia, Hungaria, Cekia, Kroacia, Serbia, Kanadaja, Belgjika kishte konfirmuar se do vazhdojë se nuk ka evidencë shkencore. Dhe nuk mund të ndalojmë vaksinimi thjeshtë për një dyshim.

EMA deri më tani ka konfirmuar vetëm, vlerën edhe dobinë e vaksinës dhe nuk ka pasur luhatje. Nëse thonë ndalojeni do ta ndalojmë. Sot po flisja me Londrës dhe aty janë bërë miliona AstraZeneca dhe nuk ka fare shqetësim.

Ndërkohë Manastirliu ka thënë se do të jenë të duruar për të marrë vendime ndërkohë që ka bërë të ditur se sot do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për të bërë një vlerësim të kësaj situate. Sipas saj Shqipëria do të pres vendimin e OBSH dhe EMA-s për të vepruar më pas.

Bino shtoi se “OBSH-ja ka thënë që të gjitha partitë që janë shpërndarë në vende si tonat dhe vende të tjera janë një parti që nuk kanë të bëjnë fare me partinë, të cilat janë bllokuar dhe tërhequr, që ka pasur një dyshim”.