Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla informoi sot mbi operacionin humanitar në 7 bashkitë e qarkut Elbasan, që do të vazhdojë me përkushtim dhe durim çdo ditë, deri në mbarimin e luftës.
Balla siguroi se “nuk do të lemë asnjë derë pa trokitur, por numri i dyerve është shumëfish më i lartë sesa numri i njerëzve që po kryejnë operacionin”.
“Prandaj ju lutem të bëjnë durim të gjithë atyre më në nevojë, sepse do të vijmë tek të gjithë ju”, tha ai