Operacioni BLIC i RENEA-s në Elbasan, reagon drejtori i policisë

Një ditë pas operacionit të RENEAS në qytetin e Elbasanit, drejtori i Policisë së Elbasanit, Ardian Çipa, ka deklaruar për mediet se ky aksion vjen në kuadër të masave për mbrojtjen e pronës dhe sigurisë së qytetarëve.

Çipa thotë se operacionet blic të RENEAS synojnë kapjen e personave të shpallur në kërkim apo me precedent penal.

Ndër të tjera drejtori i policisë konfirmoi se janë shoqëruar në komisariat disa persona të cilët do të verifikohen për dokumentimin e ngjarjeve të vjetra por edhe ato të ndodhura së fundmi.

“Policia e shtetit është duke punuar për mbrojtjen e pronës dhe sigurinë e qytetarëve në të gjithë vendin dhe specifikisht në Elbasan. Ne po marrim të gjitha masat, jemi duke punuar analizimin e të gjitha provave të ngjarjeve të vjetra dhe te ngjarjeve të kohëve të fundit. Këto masa do të vazhdojnë deri në momentin që Elbasani dhe zonat përreth tij mos jenë më vende të kŗiminalitetit,” u shpreh Çipa.