Operacioni “blic” i policisë, arrestohet vëllai i deputetit të PS dhe vëllai i…

Vihen në pranga Enea Kume, vëllai i  deputetit nga lista e mbyllur e PS-së, Loer Kumes, si dhe Vullnet Muça vëllai i Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Ndalimet dyshohet se është bërë me akuza për tjetërsimin e pronave në bregdet, gjatë aksionit të ndërmarrë këtë mëngjes në Durrës.

Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi bën me dije se është ushtruar kontroll në Durrës dhe banesën e Aleksandër Lahos i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’.

Paraprakisht bëhet me dije se ai nuk është gjetur në banesë dhe as në vendet ku mendohej se mund të ishte. Edhe në 2023 është ushtruar kontroll në banesën e tij, po nuk u gjet.

‘Rrumi’ është një personazh i njohur për drejtësinë dhe i shpallur në kërkim nga policia për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Ai u plagos dhe në atentatin ku mbeti i plagosur dhe deputeti i Durrësit, atëherë prokuror, Arjan Ndoja.