Zbardhen detaje nga operacioni në Elbasan! Mësohet se Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë “zbarkuar” gjithashtu në qytetin e Elbasanit. Ata kanë kryer kontrolle në disa banesa për persona me rrezikshmëri të lartë, me urdhër të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ky operacion është zhvilluar pasi një person, i cili është arrestuar tashmë, dyshohet se është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë. Ai akuzohet për porositjen e disa vrasjeve në vend, por identiteti nuk i është zbuluar akoma.
Hyrje-daljet e Elbasanit janë rrethuar gjithashtu nga forcat e policisë dhe po ushtrohetn kontrolle të shumta.