Një qytet në Karolinën e Veriut po ofron një marrëveshje interesante për personat që kanë një emër të veçantë. Qyteti Elizabeth ka ndërmarrë një fushatë të veçantë ku inkurajon të gjitha vajzat me emrin Elizabeth që të vizitojnë vendin dhe të përfitojnë nga uljet e çmimeve deri në datën 30 dhjetor.
Donim një mënyrë të bukur për të festuar qytetin dhe ftuam udhëtarët të përjetojnë perlën e jugut, tha drejtuesi i kësaj fushatë.
Kjo mënyrë është zgjedhur nga drejtuesit si një shans për të ndihmuar bizneset e vogla që janë dëmtuar nga pandemia e koronavirusit. Si çdo komunitet në Karolinën e Veriut, turizmi dhe bizneset e vogla me të cilat varet Qyteti Elizabeth janë ndikuar negativisht nga Covid-19, tha një zëdhënës i bashkisë.