Organizata Botërore e Shëndetësisë duket se ka ndryshuar sërish rekomandimet për kushtet dhe mbajtjen e maskës. Kështu në konferencën për shtyp të mbajtur në Gjenevë, OBSH ka rekomanduar që në tentativë për të kontrolluar pandeminë, maska duhet të mbahet dhe nga fëmijët duke filluar që nga mosha 12 vjeçare.
Pra sipas OBSH, fëmijët duhet të mbajnë maskë njësoj si të rriturit të paktën në ato raste kur nuk garantohet ndjekja e rregullit të distancimit të paktën një metër. Ky “ndryshim rregullash” rikthen dhe njëherë debatin për mbajtjen e maskës në një kohë kur pandemia ka marrë përmasa globale dhe të gjitha përpjekjet janë të fokusuar te gjetja e vaksinës sa me shpejt