O Zot, çfarë historie! I dhuroi veshkën të dashurit, ai e braktis me një telefonatë

Të japësh në donacion njërën veshkë një personi në nevojë, nuk është diçka që bëhet kollaj. Gjithsesi, e reja amerikane Colleen kishte shansin të ndryshonte jetën e të dashurit të saj 6 vite më parë, nuk e mendoi dy herë të hynte në opera cion për të.

Në një seri videosh që janë bërë virale në rrjetin TikTok, e reja shpjegoi sesi kreu procedurën për të shpëtuar jetën e tij. Kur ata nisën të shoqëroheshin fillimisht bashkë, Colleen thotë se i dashuri kishte një sëmu ndje kronike të veshkave që prej moshës 17 vjeç.

Kjo do të thotë se ai duhet të bënte dializë, pasi veshkat e tij funksiononin vetëm me 5% të kapacitetit. “Vendosa të testohem për të parë nëse përputhesha, pasi nuk doja që ai të humbte jetën”, thotë e reja.

Dhe për fatin e mirë të çiftit opera-cionet kaluan me sukses dhe të dy u rekuperuan plotësisht. E natyrisht të gjithë supozojnë se burri do të ishte përgjithmonë mirënjohës të dashurës së tij për sakrificën që bëri, por në fakt ai nuk pati turp dhe e la vetëm 7 muaj më vonë.

Në videot e saj Colleen shpjegon sesi ish-i dashuri i tha se do të shkonte në Las Vegas për një festë beqarie me shokët e tij të kishës. Asokohe komentuesja e TikTok ishte në mes të provimeve të maturës dhe kishte besim se i dashuri nuk do të bënte asgjë të çuditshme.

Por më vonë ai u kthye te ajo dhe pranoi se e kishte tradhtuar. Pas disa argumenteve e debateve ajo e kishte falur dhe i dha një shans të dytë. Megjithatë ai e la Colleen tre muaj më vonë me anë të një telefonate.

Vajza pretendon se mes te tjerash ai i kishte thënë: “Nëse jemi bërë vërtet për njëri-tjetrin atëherë Zoti do të na bëjë përsëri bashkë”. Por për fat të keq prej këtu ndarja u bë gjithnjë e më e egër. Videot e saj i kanë lënë të gjithë shikuesit të inatosur. Një prej tyre tha: “Ti ke zemrën më të madhe dhe ai nuk arriti ta shihte, është ai që ka humbur”.

Një tjetër shtonte: “Nuk e di nëse ai e kupton se ç’do të thotë të dhurosh një veshkë, ti ke sakrifikuar jetën për dikë tjetër”. Një tjetër shkuante me ironi për veshkën: “Mos u shqetëso, sepse në fakt një pjesë e jotja do të mbetet përgjithmonë me të”.