Nxënësit e shkollës “Ptoleme Xhuvani” i shkruajnë një letër falenderuese Kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja.

“Kjo ishte nisma ?jonë e parë dhe jemi shumë të lumtur ?që ja dolëm ?” shprehen nxënësit e grupit të mbrojtjes së fëmijeve ????të shkollës “Ptoleme Xhuvani” në Elbasan.

Ato janë mbledhur ?‍♀️??‍♂️ për të falenderuar ? Kryetarin e Bashkisë ? Elbasan Z.Gledian Llatja pasi ka vendosur ? prioritetin e fëmijëve në buxhetin ?e vitit 2021. Ngritja e këndit sportiv ??? në ambjentet e shkollës “Ptoleme Xhuvani” ishte një ëndërr? e tyre dhe shume shpejt do bëhet realitet dhe kjo falë nismës advokuese të fëmijëve. Ata tashmë do të gëzojnë ?të drejtën për tu argëtuar ?‍♀️??‍♂️?dhe do të kenë mundësi të kalojnë një kohë cilësore??? me bashkëmoshatarët.

Letra:

I nderuar Kryetar i Bashkisë Elbasan Z. Gledian Llatja.

Ne jemi disa nxënës të shkollës “Ptoleme Xhuvani”. Po ju drejtojmë këtë letër si shenjë mirënjohjeje për përgjigjen tuaj positive në lidhje me ngritjen e një këndi miqësor në ambientet e shkollës “Ptoleme Xhuvani”

Ju falenderojmë që e drejta jonë për tu argëtuar dhe kaluar një kohë cilësore me bashkëmoshatarët tanë u përmbush.

Duke marrë pjesë në projektin e Mbrojtjes së Fëmijëve, ne mësuam se si të ngrejmë zërin për çështjet që na shqetësojnë. Aty kuptuam se mënyra më e mirë për të advokuar ishte t’iu drejtoheshim ju si aktorin kryesor në realizimin e këtij projekti.

Ju falenderojmë përzemërsisht që vendosët prioritetin tonë në listën e buxhetit të vitit të ardhshëm, 2021.

Kjo ishte nisma jonë e parë dhe jemi të lumtur që ia dolëm!..

Mirëpresim sa më parë që ëndra jonë të bëhet realitet.

Me respekt nxënësit e shkollës “Ptoleme Xhuvani”