Numërohen 81% e votave në Elbasan, PS pranë rezultatit historik. Sa kanë marrë partitë e tjera?

Kur janë numëruar 414 Qendra Votimi nga 511, gjithsej në Qarkun Elbasan, ose 81% e qendrave, PS vijon të  jetë bindshëm forcë e parë me një diferencë të madhe në krahasim me partitë e tjera duke marrë 55.3% të votave. PD ka marrë 36.8% të votave, ndërsa LSI del me rezultat shumë të dobët, duke marrë vetëm 4.8% të votave.

Projeksioni i mandateve deri tani është 9 me 5 për PS, një rezultat historik.