Ndonëse vendi është në një situatë pandemie, shumë qytetarë nuk kanë hezituar që t’i bashkohen festimeve në qytetin e Elbasanit që e ka më së shumti traditë këtë festë me origjinë të lashtë pagane. Edhe këtë 14 mars si zakonisht nuk kanë munguar aktivitetet dhe eventet e organizuara nga Bashkia Elbasan.
Autostrata Tiranë- Elbasan është bllokuar nga numri i shumtë i qytetarëve që si çdo vit kanë zgjedhur Elbasanin për të festuar ditën e verës.
Në pamjet e bëra publike duken makinat të bllokuara në autostradë, duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve.