Nuk ndalet Bashkia Elbasan, një tjetër lagje transformohet pas 30 vitesh mungesë investimesh

Një tjetër investim në infrastrukturë është drejt përfundimit në rrugët dhe rrugicat e lagjes “Ahmet Duhanxhiu” të qytetit të Elbasanit.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja ka inspektuar punimet të cilat tashmë janë drejt përfundimit, ku po i jepet dora e fundit asfaltimit të saj.

Kreu i Bashkisë pohoi se “vitit të kaluar i kushtuam një vëmendje të veçantë rrugëve të vjetra të lagjeve të qytetit të Elbasanit. Bëhet fjalë për një investim total në infrastrukturë në këtë rrugë. Gjithashtu paralelisht ne po kryejmë investime edhe në fshatrat e Njësive Administrative të Bashkisë sonë”.

Me këtë investim total në infrastrukturë tashmë lagja “ Ahmet Duhanxhiu” ka marrë një zgjidhje përfundimtare.

Kishte rreth 30 vjet që në këtë lagje nuk ishte vënë dore, investimi nisi me instalimin e kanalizimeve të ujrave të zeza dhe të bardha për të vijuar më pas në shtrimin e asfaltit ndriçimin, dhe trotuarin. Investimi në këtë lagje, nisi edhe me kërkesën e banorëve, të cilët u treguan bashkëpunues për lirimin e hapësirave publike.