Një 20 vjeçar është aṙestuar pasi u kap në flagrancë duke transportuar 5 shtetas të huaj nga vendet e treta. Në prαnga ka rënë 20 vjeçari me iniciale R. H., banues në Durrës, i cili në fshatin Bradashesh, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin furgon tip “Fiat”, 5 shtetas të huaj.
Në momentin e ndalimit nga policia, 20 vjeçari nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar dhe pas verifikimeve u zbulua se ai po e drejtonte mjetin pa patentë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik “.