Duket se COVID-19, nuk po kursen edhe të rinjtë, madje edhe ata që nuk sëmundje të tjera. Rasti më i fundit është i një 37-vjeçari në Elbasan, i cili ka humbur jetën si pasojë e këtij virusi. Mësohet se ai ishte prej 10 ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ditën e sotme ka humbur jetën.
Një ditë më parë humbi jetën edhe drejtor i Pallatit të Kulturës në Librazhd, Arianit Alliu, 46 vjeç, i cili nuk kishte asnjë sëmundje tjetër.