Ekzistojnë shumë stigma rreth lidhjes me dikë 10+ vjet më të madh ose më të ri se ju dhe ne mund të supozojmë negativisht se marrëdhënia nuk do të funksionojë. Megjithatë, shkenca thotë të kundërtën. Sipas disa studimeve, çiftet me një diferencë të konsiderueshme moshe kanë një besim dhe përkushtim më të fortë ndaj njëri-tjetrit dhe kanë më pak gjasa të ndjejnë xhelozi kur krahasohen me çiftet që janë të ngjashëm në moshë.
Një prirje e re në marrëdhëniet romantike po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje. Vajzat e brezit Gen Z po zgjedhin të lidhen me partnerë më të mëdhenj në moshë, jo për arsye materiale. Sipas një raporti të publikuar nga Psychology Today, arsyeja kryesore që i tërheq vajzat e reja drejt burrave më të rritur lidhet me maturinë, stabilitetin emocional dhe aftësinë për të komunikuar në mënyrë të qartë, cilësi që këta partnerë shpesh i ofrojnë.
Në një kohë kur termat si “ghosting” dhe “breadcrumbing” janë bërë pjesë e përditshme e skenës së takimeve moderne dhe këshillat nga TikTok shpesh formësojnë pritshmëritë romantike, gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë lidhje më të shëndetshme dhe afatgjata. Kjo reflekton një ndryshim më të thellë në mënyrën se si kuptojmë dhe kërkojmë përputhshmëri në marrëdhënie.
Ndërsa kritikët e shohin si një prirje me motive të fshehura, shumë vajza Gen Z deklarojnë se janë të lodhura nga lojërat e takimeve virtuale dhe duan marrëdhënie të bazuara mbi komunikim të hapur dhe besueshmëri. Kur bëhet fjalë për gjetjen e partnerit të përsosur të jetës, ne kemi një listë me kërkesa, pavarësisht nëse e pranojmë apo jo. Tiparet e personalitetit, besimet, të ardhurat, qëllimet e jetës etj, ne i përcaktojmë të gjithë këta faktorë për të parë nëse dikush ka potencialin të jetë shpirti ynë binjak.