Nora Istrefi muajt e fundit është bërë shumë aktive në rrjetet sociale. Nuk ka qenë kështu më parë, por na vjen mirë që ka ndryshuar, sepse duam ta shohim përditë
Ajo ndan përditshmërinë e saj me fansat përmes postimeve të ndryshme në Instagram dhe merr mbështetje të madhe nga fansat e saj. Kjo është e dukshme.
Nora sot duket se është bërë nostalgjike, pasi ka publikuar një fotografi të saj në Insta Story, që i përket vitit 2013. Besojmë se e mbani mend si ka qenë: yll.
“2013, po shkon koha”, shkruan këngëtarja në foton e saj. Në fakt, koha po kalon vërtet, por vetëm për Norën jo. Duket gjithmonë e këndshme dhe e freskët.
Kujtojmë se Nora para disa ditësh ka publikuar projektin e saj më të fundit muzikor, i cili titullohet “Më mungon”.
Natyrisht, tani presim edhe një perlë nga motra e saj, Era. Na mungon, sepse deri para disa vitesh emri i saj ishte kudo hit botëror. Familja Istrefi di se si të shkëlqejë.