Njoftim i rëndësishëm nga Myftinia Elbasan

Myftinia Elbasan njofton të gjithë besimtarët myslimanë se ditën e Premte nuk do të falet namazi i xhumasë.

Ky vendim është marrë nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, duke marrë shkas nga serioziteti i situatës së paprecedentë të krijuar nga COVID-19.

Feja jonë e bukur i jep rëndësi dhe shenjtëri jetës së njeriut dhe duke qenë se kjo situatë e rrezikon jetën tonë atëherë është e domosdoshme që grumbullimet e mëdha, ashtu siç ndodh edhe në faljen e xhumasë, të evitohen.

Gjithashtu është e këshillushme që edhe namazet e tjera t’i falë secili në shtëpinë e tij, në këtë mënyrë ndihmojmë veten, familjarët dhe komunitetin pasi mund të bëhemi shkak për përhapjen e virusit.

Lutemi që Zoti i Gjithpushtetshëm të na ndihmojë ta kalojmë këtë situatë sa më shpejt dhe me sa më pak dëme.