Njoftim i rëndësishëm i drejtorit të DRSHTRR Elbasan Adi Qose.”Neglizhenca paguhet shtrenjtë”

DPSHTRR ka publikuar një postim në Facebook për lejen e re të qarkullimit dhe gjobat për neglizhencë në kalim të pronësisë së makinës.
Postimi i tyre thekson se pas blerjes së mjetit, nëse nuk keni kaluar mjetin në pronësinë tuaj duke u pajisur me leje të re të qarkullimit, do të jeni në rrezik të paguani gjoba të mëdha. Sipas postimit, për çdo ditë vonesë mbi 30 ditë, ju ngarkoheni me gjobë sipas kohëzgjatjes së neglizhencës. Gjobat varen nga periudha e vonesës, duke filluar nga 10,000 lekë për shkeljen e afatit mbi 30 ditë deri në 40,000 lekë për shkeljen e afatit më shumë se 1 vit.

DPSHTRR thekson se qëllimi i tyre nuk është të dëmtojë xhepin e njerëzve, por të sigurojë qarkullim të rregullt, duke e inkurajuar blerësit të regjistrojnë mjetin në pronësinë e tyre sa më shpejtë.
Ata gjithashtu ofrojnë shërbimin e kalimit të pronësisë direkt në sportelet e tyre, pa nevojën për noter, përmes One Stop Shop. Kjo i jep mundësi blerësve dhe shitësve të kursen kohë dhe para, duke azhurnuar dokumentet dhe verifikuar mjetin në sistemin e tyre.

Për më shumë informacion, postimi sugjeron vizitën në faqen zyrtare të DPSHTRR në www.dpshtrr.gov.al.

Njoftimi i plotë:

Keni blerë një mjet dhe ende nuk e keni kaluar në pronësinë tuaj duke u pajisur me leje të re qarkullimi? 🤔
E dini që neglizhenca paguhet shtrenjtë?! 👉💲

Për çdo ditë vonesë mbi 30 ditë nga momenti shitblerjes, ju ngarkoheni me gjobë si më poshtë:

🔺Për shkelje të afatit mbi 30 ditë deri në 90 ditë kalendarike – 10,000 lekë;
🔺Për shkelje të afatit mbi 90 ditë kalendarike deri në 1 vit – 20,000 lekë;
🔺Për shkelje të afatit me më shumë se 1 vit – 40,000 lekë.

Qëllimi ynë nuk është t’ju rëndojmë xhepin por të sigurojmë qarkullim të rregullt, duke ju nxitur përmes masave shtrënguese!

🛎️ DPSHTRR, ju ofron kalimin e pronësisë direkt në sportelet tona, pa Noter, One Stop Shop, ku shitësi e blerësi mund të kursejnë kohë e para, duke azhurnuar dokumentat dhe verifikuar mjetin në sistem! ✔️

Për më shumë informacion, vizitoni www.dpshtrr.gov.al