Njihuni me Klestën, kandidaten nga Elbasani për Parlamentin e Nxënësve të Shqipërisë. Profili dhe vizioni i saj

Ju prezantojmë me kandidaten tonë për Parlamentin e Nxënësve të Shqipërisë, profilin dhe vizionin e saj.

Kesta SALLA

Kryetare e Qeverisë së Nxënësve, Shkolla e Mesme e Bashkuar “Luigj Gurakuqi”

Klasa: XIB

Vizioni: Gjeneza e çdo lideri e ka zanafillën nga hapat e parë të arsimit, ndaj dua të shpreh se ndjehem thellësisht falenderuese për detyrën që më është ngarkuar. Një ndër detyrat e mia të para në jetë me një përgjegjësi kaq madhore, por në thelb mbart dëshirën dhe vullnetin për të sjellë risi e inspirim. Si të rinj, koherenca dhe vitaliteti janë ato që na unifikojnë. Askush më mirë se ne nuk mund t’i sjellë botës moderne pakëz frymëzim larg mekanizimit, ndaj dhe unë synoj socializimin dhe përfshirjen e të rinjve në kuadër të institucionit më kryesor të formimit të vetvetes, shkollës.

 Qeveritë e vërteta drejtohen nga një grusht individësh, ndaj edhe unë kërkoj të qeverisim së bashku dhe të shijojme frytet e punës tonë së bashku. Vetëm kështu, duke qenë të bashkuar në një udhë të përbashkët, shëmbëllejmë më të mirën e vetes.