E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, ka qenë Emanuela një vajzë që jeton në Greqi prej moshash 5 vjeç. Ajo është dashuruar përmes Facebook me një djalë të quajtur Semi i cili është rritur në jetimore. Familja e Emanuelës nuk është dakort për këtë lidhje sepse Semi nga Elasani është rritur në jetimore dhe është 10 vite më i ri se Emanuela e cila është shtatzënë dhe pret një vajzë nga ai.
Ardit Gjebrea: Kur e presim që të na vijë goca?
Emanuela: Në 15 Janar afërsisht. Unë quhem Emanuela Kodra, kam jetuar që 5 vjeç në Greqi, u bënë afërsisht 30 vjet. Kam jetuar me mamin, motrën dhe vëllain sepse prindërit janë ndarë që kur kam qenë e vogël. Unë kam jetuar vetëm me sakrificat e mamit sepse nuk e ka patur babin afër. Mami bënte 2, 3 punë në ditë që të na rriste. Kishte shumë raste që mos na mbante me njerëz të tjerë se kishte frikë normal, na kyçte në shtëpi dhe ikte në punë.
Të flas për Semin, bashkëjetuesin tim. Unë jam njohur me të përmes Facebook, nga ana e kushëririt tim që kanë qenë bashkë në jetimore.
Ardit Gjebrea: Semi është bashkëjetuesi jot dhe babai i vajzës?
Emanuela: Po.
Ardit Gjebrea: Funksionojnë këto njohjet në Facebook?
Emanuela: Besoj se po mua më ka funksionuar.
Ardit Gjebrea: Ti je e lumtur?
Emanuela: Po.
Ardit Gjebrea: Ama vetëm ti se familja jote…
Emanuela: Mami nuk është e lumtur.
Ardit Gjebrea: Pse?
Emanuela: Sepse Semi është rritur në jetimore, nuk është rritur me ekonominë që përshtatet dhe e refuzon. Është edhe diferenca e moshës tonë 10 vjet sepse Semi është 25 vjeç.
Ardit Gjebrea: Pra Semi është 10 vjet më i ri se ty. Më trego pak momentin kur u takove me Semin dhe çfarë të bëri të dashuroheshe me të?
Emanuela: Semin e kam takuar në Dhjetor të 2018. Nga ai më tërhoqi se ishte shumë i sinqertë me mua, kishte shumë dhimbje në jetën e tij dhe u hap në shumë gjëra që unë nuk e prisja nga ai. Qëndrova një natë dhe u ktheva prap në Greqi, pastaj kur ika doja të flisja shumë me Semin. Nuk kemi fjetur 24 orë vetëm kemi folur në telefon. Pastaj vendosa prap që të vij në Janar, qëndrova 2-3 ditë dhe u ktheva prap.
Ardit Gjebrea: Mami jote dinte gjë?
Emanuela: Jo mami nuk dinte asnjë gjë, unë në një farë mënyre e mashtroja për të takuar Semin.
Ardit Gjebrea: Pse nuk i tregoje mamit, çfarë të stepte?
Emanuela: E njoh mamin dhe e dija që do e refuzonte. Në datën 1 Shkurt Semi ka ditëlindjen dhe unë vendosa që të vija sërish dhe t’i bëja një surprizë dhe qëndrova disa ditë. Ai vendosi të më shoqërojë deri në doganë që mos më lërë vetëm dhe të kthehet prapë mbrapa. Telefoni im kur arritëm në doganë filloi të kapte valë greke dhe po më vinin mesazhe nga shtëpia. Më kishin shkruar e dimë ku je, mos hajde më në shtëpi. U tremba dhe i thashë Semit prindërit e dinë se ku jam.
Ardit Gjebrea: Nuk tentove të flasësh me ta dhe ta sqarosh?
Emanuela: Kisha shumë frikë.
Ardit Gjeberea: Ti ishe 32 vjeç, kishe mbaruar dhe universitetin, po Semi?
Emanuela: Ka mbaruar 8-vjeçaren në Shqipëri.
Ardit Gjebrea: E ke çuar Semin ndonjëherë tek shtëpia jote?
Emanuela: Më thanë prindërit sille në shtëpi, e pranojmë përderisa e do ti dhe ikëm në Greqi bashkë. Çdo gjë ishte mirë në fillim, pastaj mami filloi të kritikojë Semin për mënyrën e jetesës së vetë, si ka jetuar ai. Në një moment ajo i tha Semit t’i je rritur në jetimore dhe ai iku nga shtëpia. Dola për ta kërkuar Semin dhe e gjeta afër detit dhe po qante. I thashë më fal sepse u ndjeva keq që mami im i tha atë llaf. Semi ka bërë shumë për mua, ka ardhur në Greqi dhe ka fjetur me ditë jashtë vetëm që të më takojë mua.
Ardit Gjebrea: Nuk shkonte dot në një hotel?
Emanuela: Nuk kishte ekonomi dhe unë nuk kisha mundësi ta ndihmoja.
Ata duhen shumë pavarësisht problemeve ekonomike. Emanuela e cila është rritur në Greqi ka hequr dorë plotësisht nga jeta e saj për të ardhur në Shqipëri që të jetojë me Semin. Mamaja e saj nuk është dakort për këtë lidhje sepse Semi është rritur në jetimore dhe është 10 vite më i ri. Emanuela e cila është në pritje të ëmbël e ka thirrur Semin për t’i kërkuar falje që për shkak të problemeve, nuk po e shijojnë shtatzëninë dhe ardhjen në jetë të vajzës së tyre. I pyetur nga Arditi se kush mund ta ketë thirrur sot, Semi i shpreh se mendonte të ishte vjehrra për të rregulluar marrëdhëniet, por me të duhet të paraqitej tek “Shihemi në Gjyq” dhe jo tek “Ka një mesazh për ty”./tvklan.al