Friday , December 9 2022

Një vit nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Gjykata shtyn hetimet

Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së këtij qyteti për të shtyrë dhe me dy muaj hetimet për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani. Ngjarja ndodhi më 21 prill 2021, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare.
Ish-efektivi i Forcave Komando, i cili është dhe i vetmi i akuzuar për ngjarjen, ka dëshmuar për disa orë rreth kësaj ngjarjeje dje. Organi i akuzës ka kërkuar dhe dy muaj kohë për të plotësuar hetimet, kërkesë që është pranuar nga Gjykata.
Kujtojmë se, pasditen e 21 prillit 2021 Elbasani i trondit nga një ngjarje e rëndë që solli vdekjen e mjekut të njohur në këtë qark, Pjerin Xhuvani. Ky i fundit kishte mbajtur disa poste në institucionet shtetërore në qytet dhe së fundmi ishte angazhuar me PS.

Advertisement