Pas ndarjes nga jeta të mjekut Arjan Pushi 3 ditë më parë k Infektivi, i cili ishte prekur nga COVID-19, një tjetër mjek mësohet se është në gjendje të rëndë. Sipas asaj që raporton Fax News, një mjek nga Spitali i Pukës prej disa ditësh qëndron i shtruar në Spitalin Infektiv dhe sot gjendja e tij është rënduar.
Ai është në trajtim intensiv ndërsa gjendja e tij shëndetësore është rënduar së fundmi. Mjeku është infektuar nga një infermiere e cila e ka takuar përpara se të merrte përgjigjen e tamponit.
Autoritetet vazhdojnë të këshillojnë: “Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën”. Shpërndarja gjeografike e rasteve gjatë 24 orëve të fundit është si vijon: 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës, 80 paciente ne infektiv, 1 i intubuar. Sipas specialisteve virusi po prek cdo moshe pa dallim.