Hendbolli, sporti interesant i cili karakteristikë të tij ka shënimin e golit me dorë, është një tjetër disiplinë, e cila ka shtuar numwrin e sportëdashësve në Elbasan.
Me kushte komode, pallati i sportit “Tomorr Sinani”, pas rikonstruksionit të tij, pret edhe ekipet e hendbollit, të cilët realizojnë stërvitje nën drejtimin e trajnerit Asllan Lala.
Ka qenë një ndër prioritetet e Bashkisë së Elbasanit, angazhimi i shumë të rinjve në sport, me qëllim largimin e tyre nga veset.
Për këtë qëllim, janë kryer investime në terrenet sportive, duke e kthyer sportin në gjithëpërfshirës jo vetëm në qytet, por së shpejti edhe në zonat rurale me qëllim që bashkia të jetë gjithëpërfshirëse jo vetëm në qytet por edhe në zonat rurale sa i përket sportit.
Trajneri Asllan Lala, ka inkurajuar jo vetëm ekipin e tij të hendbollit, por edhe të gjithë të rinjtë, të angazhohen në sportin e hendbollit, dhe jo vetëm.
“U bëj thirrje të rinjve të bashkohen me ekipin tonë të handbollit dhe të ecin përpara si çdo sportistë që është këtu në pallatin e sportit. Kam qenë edhe unë një sportist si puna juaj në këtë pallat sporti shumë të bukur që sot ka kushte të tjera.
Kemi pasur shumë stërvitje të vështira por tashmë ka kushte më të mira seç ka qenë më përpara. Unë mora nga sporti i handbolit, përveç pjesës që shkova me ekipin kombëtar por tashmë unë jam edhe një trajner i handbollit prej shumë vitesh, por me përkushtimin që ju dedikova sportit të handbollit me stërvitjet e vazhdueshme edhe ju si unë mund të arrini shumë larg duke u bërë sportista elitarë”, ju drejtua ekipit të tij Lala.
Bashkia e Elbasanit nën drejtimin e kryetarit Gledian Llatja, ka edhe shumë projekte të tjera në vazhdim me qëllim ofrimin e të rinjve në sport.